Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Nimani qëllon truprojen turk

Prizren Post | 16:54 - 07.11.2013

Boksieri profesionist shqiptar nga Kosova, me qëndrim në Gjermani, Besar Nimani (28 vjeç) është dënuar nga nje gjykatë e Bielefeldit me dënim me të holla prej 1350 eurosh për shkaktim të qëllimshëm lëndimi trupor. Gjobën do ta paguajë në 90 njësi ditore nga 15 euro.

Ai, në dhjetor të vitit të kaluar kishte qëlluar me grusht mbrapa kokës një bodigardi 44 vjeçar turk, duke e rrëzuar atë dhe duke i shkaktuar lëndime serioze. Këtë veprim të tij e kishte incizuar një kamerë përgjimi që ishte e instaluar në dalje të lokalit pranë të cilit kishte ndodhur konflikti.

Kamera e ka regjistruar edhe sjelljen e dhunshme të shokëve të viktimës, të cilët e kishin kapur Besarin duke e tërhequr zvarrë shkallëve.

Sipas Besarit, goditja kishte ndodhur si pasojë e shantazhimit që atij i kishte bërë viktima dhe shokët e tij, turq. Madje, dëshmitarët flasin për provokime të bëra nga ata edhe në baza kombëtare. Ndërsa Besari ka shpërthyer kur bodigradi ia ka sharë nënën. Atëherë ai e ka goditur atë duke e bërë për spital. Këtë veprim ai e ka prauar edhe para trupit gjykues, transmeton albinfo.

Procesi është dashur të zhvillohej në fillim të muajit shtator. Mirëpo në gusht të vitit 2013, Besari është qëlluar me revole nga një turk, (i cili doli të ishte mik i bodigardit të goditur nga ai). Dy plumba e kanë qëlluar në kofshë dhe atij i është dashur të shtrihej për disa javë në spital.

Afër tre muaj më vone, Besari, të mërkurën më 6 nëntor ka ecur me kukëza për të hyrë në sallën e gjykatës.

Besar Nimani ka qenë kampion evropian i boksit profesionist në kategorinë gjysmë të mesme. /Tribuna/Telegrafi/


Etiketa:
Arivisti Company