E diel, 27 Tetor 2013
Tiranë, 26 tetor – Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur reforma edhe në Gardën e Republikës. Me propozim të komandanti të Gardës Gramoz Sako, ministri i Brendshem Saimir Tahiri raportohet se ka firmosur përjashtimin nga garda të tetë efektiveve, mes tyre edhe oficerë të lakuar si ‘grupi i zjarrit’ përgjatë protestës së 21 janarit 2011.
Një burim i tha Top Channel se aktualisht po verifikohet se si kanë përfituar gradë pas zgjedhjeve te 23 qershorit disa oficerë në këtë institucion, në një kohë që pritet që të propozohet përjashtimi edhe për 18 efektivë të tjerë, që rezultojnë se nuk janë paraqitur në detyrë.
Sipas burimeve janë liruar e me pas përjashtuar nga radhët e Gardës me motivacionin për thyerje të dispilinës dhe shkelje të betimit. oficeri Fatos Skeja, së fundmi i angazhuar në njësinë speciale, por para 23 qershorit njihet si shoqërues i familjes se ish-kryeministrit Berisha, por gjithashtu edhe një emër i lakuar në dosjen hetimore për rastin e një gjobëvëenieje në Tiranë.
Janë liruar e përjashtuar edhe ish-shoqëruesi i ish-komandantit të Republikes, Ilir Duraku, dhe ish-komandanti i njësisë speciale, Agron Malaj, i përfolur si pjesëtar në atë që u identifikua si grupi i zjarrit me 21 janar.
Po ashtu është liruar nga detyra edhe nënkapitene Marjana Prendi, bashkëshortja e ish-komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi. Rezulton, thane burimet, se të përjashtuarit kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë pa lejen e ministrit te Brendshëm, një rregullore kjo e përcaktuar qartë për efektivet e Gardës.
Ndërkohë ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, drejtori i Ruajtjes se Personaliteteve ne Gardë, Bashkim Boletini.
Etiketa: Garda e Republikës, Saimir Tahiri, Shqipëri