E premte, 7 Korrik 2017
Policia ka tentuar që të shpërndajë protestuesit duke hedhur topa uji derisa disa persona që protestonin kanë thyer gjëra, dhe kanë djegur vetura të policisë.
Qindra persona janë lënduar nga të dyja anët, prej fillimit të protestave më 6 korrik.
Disa protestues kanë bërtitur “Ne jemi paqësorë. Kush jeni ju?”, derisa policia i ka tërhequr me forcë disa persona nga protesta.
Policia federale e Gjermanisë ka njoftuar përmes Twitterit se “kanë planfikuar operacione kundër protestuesve të dhunshëm”.
Përleshjet shpërthyen derisa liderët e vendeve më të industrializuara në botë, u mblodhën në samit do të diskutojnë më 7-8 korrik për çëshje të ndryshme, përfshirë tregtinë dhe ndryshimet klimatike.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean – Claude Juncker u ka thënë gazetarëve, se liderët botërorë nuk kanë qenë “të verbër apo të shurdhër” për të mos kuptuar se çka po ndodh në rrugët e Hamburgut.
Gjatë ditës së sotme do të takohen për herë të parë presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin.
Etiketa: hamburg, Protesta