Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Nisin punimet te “Loro Boriçi”, stadiumi që do presë serbët më 8 tetor

Prizren Post | 19:28 - 03.05.2015

Shkodër – Punimet e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër u inauguruan sot nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Kryeministri shoqërohej në këtë aktivitet nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari.

Ndërkohë që si përfaqësues për fushën e sportit, i pranishëm ishte edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 17 mijë tifozësh. Më 8 tetor pritet që të luhet në këtë stadium edhe ndeshja Shqipëri- Serbi, për këtë arsye punimet pritet të përfundojnë përpara këtij afati.

Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla teksa ka uruar të gjithë qytetarët Shkodranë për stadiumin e ri, e ka quajtur këtë investim si më të madhin e qeverisë shqiptare.

Rama: Stadiumet janë ekonomi

Mes batutave kryeministri Rama përmendi komentet që i janë drejtuar për stadiumin e ri, ku disa qytetarë i kanë bërë thirrjen se duan bukë dhe jo një stadium. Rama theksoi se projekti i stadiumit është mjaft i rëndësishëm pasi do të ndihmojë edhe në ekonominë e vetë Shkodrës.

“Stadiumet janë ekonomi, sepse nga gjithë funksionet që do ketë stadiumi do t’i sjellë Shkodrës shumë më shumë. Jo vetëm nga aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare, por nga të ardhurat që do sjellin në qytet ata që do vijnë të shohin ndeshjen”, tha Rama. Ndërkohë kreu i qeverisë premtoi se ky stadium i standardeve të miratuara nga UEFA do të jetë gati për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në 8 tetor.

PgrMFsWl

“Sot do thonë: “Pse mo për stadiume kemi nevojë ne?? Ne kemi nevojë për bukë.” Në fakt kur stadiumi është i denjë për të pritur një familje unë kam bindjen që e bukura është mjeti më i mirë kundër dhunës. Po ashtu stadiumet janë ekonomi, sepse nga gjithë funksionet që do ketë stadiumi do t’i sjellë Shkodrës shumë më shumë. Jo vetëm nga aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare, por nga të ardhurat që do sjellin në qytet ata që do vijnë të shohin ndeshjen. Unë jam shumë i lumtur që arritëm të bindim arkitektin Piter Willson të drejtonte projektin dhe ky është një projekt që do ti sjellë Shkodrës një vepër me një vlerë të rëndësishme arkitektonike sepse është në qendër të qytetit. Kudo ku ndërtohet një vepër e tillë funksionon si një kurë urbane sepse ndryshon qytetin ku nëpërmjet një vepre të tillë krijohen kushtet për një kthesë. Bashkë me Paulinin ne po ndërtojmë ne Tamarë, aty ku askush nuk e di se ku është ky vend veç atyre që jetojnë aty lart. Ju them me bindje se stadiumi i Elbasanit dhe ky stadium i ri që do të jetë një nga me të bukurit e vendit dhe rajonit, sikundër dhe parku olimpik që kemi nisur të ndërtojmë në Tiranë janë investime që kanë një vlerë sh të madhe që shkon përtej asaj që marrim si fitim.


Etiketa:
Arivisti Company