Një e patreguar për organizatën “NATO”!


E hënë, 6 Shkurt 2017

Savash VELIU

Kjo Organizatë ushtarake e themeluar fill pas LDB-së më 1949, si krah perëndimor, në të do të antarësohen kryekëput shtete kristiane të kryesuar nga SHBA si fuqi hegjemone dhe eksponzioniste e cila do zgjerohej dhe akomodohej dhunshëm mbi botën e “Çliruar”!

Fytyra e vërtetë e saj do ta tregohet në fundvitet e nëntëdhjeta kur në skenën ndërkombtare morri fund blloku rival sovjetik dhe në vend të largohej pas missionit të kryer si organizmë drejt në histori ajo u referua të merr primatin e policit të vetëm në glob.

Kjo Organizmë ushtarake në Mileniumin e ri të shekullit 21 pa asnjë pretekst të arsyeshëm filloi të sulmoj haptas botën arabe dhe atë islame duke u mbështetur mbi inskenime dhe dredhira të pa justifikuara sic ishte fushata ndaj Avganistanit dhe Irakut gjatë viteve 2001-2003, të organuizuar nga Amerikanët dhe Anglezët, sot duke u përfshirë e gjithë Lindja e Mesme në të.

A thua Ministri i kabinetit të Erdoganit paradokohe rastësisht do të prononcohet mbi këtë Organizatë duke e cilësuar atë si Bllok Terrorist!

Nato në fillim vitet e parathemelimit të organizatës pas LDB-së, ishte e formuar si forcë ushtarake prokristiane (protestante), e mbështetur (mbi dredhira dhe trillime të fabrikuara) si baraspesh përball bllokut lindor sovjetik. Që në zanafillë u planifikua involvimi brenda organizatës edhe të Turqisë si një paravan për tu fshehur karakteri i saj prokristian.

Në këtë rast Qeveria Turke do të detyrohet të pranoj iden intriguese të imponuar si shpëtim i vetëm para kolapsit ekonomik të sajuar nga perëndimi mbi kushtezime ngase ishte e detyruar të trokas në dyert e NATOs një “organizmë pacifiste” për antarsim të plotë si proces i projektuar. Kushti i parë ishte të tregoj në praktik aftësitë luftarake dhe me këtë rast Turqia u gjend para Luftës së Koresë sa hap e mbyll sytë, më vitin 1950.

Turqia u fut në luftë të kot larg mijëra kilometra vendlindjes. Aty turqit treguan aftësi të paparë duke i zbrapsur koreanët verior në front teksa amerikanët iknin para komunistëve duke u premtuar turqve se do ti mbështesin gjatë fushatës, megjithate kjo nuk ndodhi.

Pas saj në ndihmë të koreanëve verior do ti arrij Kina duke menduar se do të ndeshen me palën amerikane në front. Por kur mëngjesi gdhiu u dëgjuan ezane për sulm ndaj komunistëve kinez të përbërë prej 100 mijë trupa full të armatosur kurse nga pala turke ishin vetëm 3 mijë këmbësor të aftë për ti zbrapsur kinezët të trishtuar deri në kufijt e Kinës duke lënë pas mijëra të vdekur dhe të plagosur, kurse turqit dhan vetëm dhjetra shehid.

Pas pozicionimit të amerikanëve në Lindjen e Largët mbi kurriz të turqve, Nato (SHBA) nguliti sytë mbi Lindjen e Mesme, por sërish duke kushtëzuar Turqinë të lejoj ngritjen e një Baze Ajrore (sot e njohur si “Inxhirlik” në Adana) si mburoj nga blloku sovjetik. Por në fakt ajo ishte vetëm paravan për të paralizuar forcën turke në rajon të mos ndikoj në fushatat ndaj regjionit të pasurë me energjetik!

Prej atëherë e deri më sot këto dredhira intriguese të NATO-s i kuptoj Turqia, por në cdo 10 vit përjetonte grusht shtete të cilët e dërgonin teposhtëzës ekonomike dhe atë ushtarake. Por pas saj Turqia kurrë më nuk u ofroj forca ushtarake NATO-s në front, por vetëm forca logjistiko-humanitare. Prandaj “NATO” projektoi dhe mbeshteti nga “Inxhirliku” grusht shtetin më 15 gusht 2016 duke tentuar të rimar kontrolin mbi Turqinë e pavarur!

Një gazetar dhe streteg i thellë anglez, Tony Glosling, për Organizatën NATO thotë; ”Sot “NATO” e tejkaloi qëllimin e saj. E themeluar pas LDB-së si një Aleancë Mbrojtjeje. Për Nato presin në Bruksel para të ngarkuara. Sot Nato filloj të marr një karakter sulmues. Për këtë Nato nuk u dizajnua. Ky është një perceptim i gabuar. Nato kishte filluar me një qëllim të mirë. Ç’ishte ai qëllim? Të mbrojë Evropën dhe SHBA-të nga sovjetikët agresiv. Por ky kërcënim sot u zhbë. Por përkundrazi Nato sot po i përpinë shtetet Balltike një nga një dhe thotë se, Putini është agresiv. Ne duhet të kuptojmë se NATO duhet të shuhet dhe nëse nuk përfundon mund të kthehet në bishë që posedon shumë armë, dhe shumë forcë e të lë rolin e luajtur si mbrojtës duke u kthyer në Aleancë Sulmuese!?

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,
Të fundit