E diel, 18 Qershor 2023
PRISHTINË – Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar lidhur me aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Shkup – Bllacë, me ç’rast një familje nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc.
Ministri ka njoftuar se ka qenë në vendin e ngjarjes, dhe se aktualisht në vendin ku ka ndodhur aksidenti ndodhën 3o pjesëtarë të Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Pas koordinimit me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë kanë arritur njësitet e para profesionale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët kanë filluar planifikimin dhe kërkimin në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit.
Aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut janë duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi”, ka deklaruar ai.
Etiketa: Aksident, Aktuale, Bllacë, Lumi Lepenc, shkup, Xhelal Sveçla