E shtunë, 26 Nëntor 2022
PRIZREN – Një person ka pranuar tretman mjekësor pasi derisa ka qenë në një kafiteri është sulmuar fizikisht nga një femër e cila ishte nën ndikim të alkoholit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:30 në sheshin e Lidhjes, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në një kafiteri është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare e cila ishte nën ndikim të alkoholit. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Etiketa: Aktuale, Policia, Prizren