Një histori e pathënë!


E enjte, 25 Tetor 2018

Autor: Savash VELIU

Terrori në kuptimin e tij më të gjërë, është dhunë me qëllime politike e ushtruar kundër objektivave joushtarake. E thënë ndryshe, shënjestra e terrorit janë tërësi civilët e pafajshëm, i vetmi krim i të cilëve është që ata në sytë e terroristëve, përfaqësojnë “krahun tjetër”. Për këtë arsye, terror do të thotë që njerëzit e pafajshëm t’i nënshtrohen dhunës dhe kjo përbën një akt të zhveshur nga çdo justifikim moral që fatkeqësisht do ta përjetoj dhe i përjeton ende Kombi Shqiptar i dezorientuar nga doktrinat politike fashizoide perëndimore e jetësuar prej dorasit shqiptar.

Ishin fuqitë e mëdha evropiane që nga brenda dhe nga jashtë ndërsenin shqiptarët vëllavrasjes gjatë luftërave ballkanike enkas duke i përplasur me fqinjësit sllavogreke shkaku i formimit të shtetit shqiptar ballkanas. Poashtu e njëjta gjë ndodhi edhe me Ballin Kombëtar kur rrëzoj kufijtë londineze si akti që do rezultoj ngritjen e regjimit enverist nga evropa në pushtet që do ndez vllavrasjen me ballistët për resht 50 vite duke mbyllur shqipëtarët me shqipërinë e ngulfatur brenda kufijve londineze drejt degjenerimit ekonomiko-kombëtar me pasoja të rënda psikotraumatike. Kështu edhe Enver Hoxha nacionalizmin e përdori si mjet për të ruajtur pushtetin personal..! “Nuk e di se ku ndryshonte në thelb në këtë pikë internacional-socializmi komunist nga nazizmi hitlerian, që të dyja pjella të idhujtarisë njerëzore që rebeloheshin ndaj Zotit’’, thotë Hoxhë Justinian Topulli!

Evropa pasi bëri shqipërin shtet, ajo i sajoj edhe histori për t’i ndërruar identitetin fetar, dhe kështu tjetërsoj krejt kontributin e muslimanëve që përbënin rreth 80% të popullsisë, dhe krijuan mite e histori të rreme në favorin e shqiptarëve katolik që nuk ishin as qereku i popullsisë shqiptare.

Pas pavarësisë së vitit 1912, kreu politik dhe ai intelektual shqiptar i arritur brenda perandorisë Osmane në heshtje do asgjësohet dhe në vend të tyre do instalohen qeveri dhe regjime me persona të një mendësie shpirtëmizore fare tjetër nga ai i kodit moral të besës shqiptare që ishte terse me apetitet e fuqive të mëdha evropiane dhe fqinjësore që ushqenin pritshmërit mbi zhdukjen e gjithçkait që kujtonte shqiptarët në kodeksin e lartë fetaro-islame dhe kombëtare.
Ishte Islami fe i cili fisnikëroj shqiptarët mes popujve rajonal dhe evropian që të përfundoj më pas mbi gjenocidin kulturofetar prej diktaturës së regjimeve ateiste të ngritur mbi nacionalizmin mitik si instrument trysnyes ndaj besimit fetar dhe kujtesës islame, hoxhës, xhamisë, traditës fetaro-osmane, arkitekturës, urave që kjo vrasje të vijoj resht për njëqindvitet e ardhshme deri më sot. Shqiptarët u asgjesuan nga të menduarit e drejtë e racional që të barspeshojnë idet progresiste islame me atë evropiane brutalisht duke përfunduar prej shoqërisë shpirtmire në atë shpirtkeqe të udhëhiqur prej shpirtligëve nacional-ateist të kohës.
‘’E gjithë kjo ngase Shqiptarët muslimanë ishin faktori kryesor në mbajtjen e stabilitetit në Ballkan’’, thotë Oliver Jens Schmitt.

Një atentat tjetër u bë edhe kur shkrimi osman u ndërua me alfabetin latin duke i kthyer shqiptarët brenda një nate në abalfabetë që do harojnë të kaluarën historike 500 vjeçare për të përfunduar mbi të rishkruarit të pseudohistoriografisë trilluese e të lajthitur nga ajo historiografia kombëtare mbi doktrina të paqena përgjatë njeqindvitet e fundit…! Dmth., “Historia shqiptare është shkruar vetëm pas luftës së dytë botërore (gjatë komunizmit), domethënë ka vetëm një version (një “e vërtetë”) në krahasim me historiografinë në rajon e cila ka traditën/verzionin parakomunist dhe komunist”, thotë Oliver Jens Schmitt, ligjërues i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës.

Nuk u mjaftuan me kaq, por regjimet indoktrinuese ateiste do të vazhdojnë ti rikthejn praktikisht shqiptarët nga fetar në antifetar që të ecin qorazi mbi parimet e librit të Lek Dukagjinit karshi kauzës kombëtare që mbështetej mbi parimet njerëzore islame dhe në mes saj të instalojn edhe shokun e tij, Gjergj Kastriotin, si figur emblematike dhe prototip anti-oriental e pro-oxidentel që të reflektonte kristianizmin e harbuar që ishte paradoksi më i madh kombëtar kundrejt asaj populli miqësor shqiptar që me shekuj reflektonte zemërgjërësi për çdo tragjedi historike që ndodhte duke mbajtur dyert e saja hapur për çdo kend.

Kanuni i dukagjinit ishte që këputi zemra e ndau të afërm e të dashur. Boshatisi oxhaqe e rrëmbeu ëndrra të rinjsh. Shpartalloi njerëz e fise, shpërbëu e sakatoi. Nguliti forcërisht urrejtjen dhe mendjemadhësinë, zilinë e kokëfortësinë në zemrat e njerëzve, duke i zhveshur nga falja dhe mirësia, durimi dhe mëshira. Paqen e shndërroi në dhunë, dashurinë në urrejtje, lirinë në robëri, kurse gëzimin në pikëllim!

Prandaj thuhet popullin nuk e ndau armiku i jashtëm sa ai i brendshëm, e ato janë mësimet që rrjedhin prej rreshtave të gjakosur, të të ashtuquajturit “Kanuni i Lekë Dukagjinit”!
Poashtu prej atentateve tjera ishte njëkohësisht edhe shkollimi dhe letërsia ideologjike shqipe e krijuar mbi urrejtje patologjike ndaj Perandorisë Osmane me atributet e fjalorit urrejtës duke etiketuar osmanët si gjakëtor e zemërderr; egërsirë ose edhe cilësimet kanibaliste që hanë dhe mish njeriu! Sishte asgjë pos urrejtjes dhe frikës që ndjellin te një fëmijë i shkollës fillore një neveri dhe vnerr demonik. Ndërkaq përfitimi i kësaj është që sot: për shkak të këtyre teksteve dhe shumë të tjerave që s’ka hapësirë të jepen këtu, është krijuar kjo urrejtje psikopatologjike ndaj Perandorisë Osmane dhe Islamit si Fe që sot e kësaj dite vazhdon evropa të promovoj në shoqërin e saj Islamofobe.

Të gjithë këto atake çnjerëzore antiislame të drejtuara kinse me preteks për të demokratizuar (siç ‘demokratizuan’ Irakun, Libin, Jemenin, Sirinë etj.) sot shqiptarët me përkatësi islame përmes regjimeve të sëmura të ndërsyer të shajnë turkun nën reshta fenë islame në emër të nacionalizmit ateist shqiptar.

Pas degjenerimit të skalitur mirë e mirë brenda trurit shqiptarë, filluan shqiptarët të reflektojnë qenien që në zemër ishte musliman kurse në mendje qafir duke u rikthyer popullin në Deista vrasës të vetvetes…!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa:
Të fundit