Një i arrestuar në Prishtinë për grabitje dhe lëndim trupor


E hënë, 25 Qershor 2018

Prishtinë – Për shkak se të hënën e javës së shkuar kreu veprën penale ”grabitje dhe lëndim i lehtë trupor” në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, mashkull shqiptar.

Sipas raportit të policisë, arrestimi i tij ka ndodhur të dielen e djeshme, pas hetimeve intensive, njofton Klan Kosova.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Ferid Curri’’ ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Etiketa:
Të fundit