E shtunë, 31 Tetor 2020
“Fan Noli, unë (Faik Konica), me Vatrën dhe me shokët, që më 1914 gjer më 1922, kush më shumë e kush më pakë kemi mbajtur mendimin se Shqipëria, që të shtrohet, të stabilizohet, e të hyjë në udhën e reformave e të qytetërimit, ka nevojë për një dorë të hekurt dhe se ajo dorë asht Ahmet Zogu.
Fan Noli, nënë influencën e Gurakuqit, dhe më von nënë influencën e frymës bolshevike, u bint dhe na bindi se Shqipëria munt të qëndrojë më këmbë pa Zogun dhe kundër Zogut. Ngjarjet i dhanë përgënjeshtrimin më të plotë dhe Shqipëria u shpu një qime afër varrit.
Unë me shumicën e shokëve u kthyem ahere (ndonëse me çape të ngadalshme, se na vinte keq të ç’këputeshim fare nga Fan Noli) u kthyem ahere te program i vjetër i përmbledhur më sipër nënë numërin 1, kurse Fan Noli u fut thell e më thellë në rebelione kundër Shtetit e n’intriga revolucionare.
Munt t’a vazhdojmë bisedimin në një numër t’afërm. Po i kemi hedhur këtu miaft yshqim për mejtime djemurisë së kthiellt (se sa për mejhanexhitë, Maqedhonasit dhe të tjerë vagabonda që tallen fshehtazi me Shqipërinë, s’bajmë kabull as t’i dëgjojmë). Djemuria e kthiellt (thom “e kthiellt”) s’di ose harron, po duhet këtej e tutje t’a marë nër sy, se Presidenti Zogu nuk është heroi i ri i Vatrës, po ka qënë heroi i vjetër i kësaj organizate, i neveritur, më 1922-4 nga intrigat e Gurakuqit dhe nënë influencën e bolshevismës. Dhe në qoftë se ësht e zonja të mejtojë duke thelluar, djemuria e kthiellt le të gjykojë kush u largua nga udha – Fan Noli apo unë?
(Faik Konica)”….