Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se dhunoi 13-vjeçaren në një motel në Istog


E shtunë, 31 Janar 2026
Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se dhunoi 13-vjeçaren në një motel në Istog

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një  muaji ndaj të pandehurit Tomë Prekaj pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda.

Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Paraburgimi i është caktuar nga data 29.01.2026, ora 14:30, dhe do të zgjasë deri më 28.02.2026, ora 16:00”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Ky është 53-vjeçari që dyshohet se e dhunoi të miturën në motelin në Istog


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit