E premte, 20 Korrik 2018
Prizren – Një person ka ndërruar jetë pasi është lënduar ne vendin e tij të punës.
“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, në rrethana të pa njohura është lënduar në vendin e tij të punës”, thuhet në raportin e Policisë.
“Ai fillimisht dërgohet për tretman mjekësor në qendrën spitalore rajonale Prizren e më pas edhe në QKUK-, ku edhe ka ndërruar jetë”.
“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet”, njofton Klan Kosova.
Etiketa: Policia e Kosovës, Prizren