Një veçori e iPhone 6 do t’ju zhgënjejë


E martë, 19 Gusht 2014

Një-veçori-e-iPhone-6-do-t’ju-zhgënjejë.
Informacioni më i fundit i dalë për iPhone 6 nga burimet kineze sugjeron se ky telefon inteligjent mund të ketë vetëm 1GB RAM. Informacioni vjen nga një dokument që përmban detaje mbi RAM-in. Burimi GeekBar që bëri të ditur dokumentin, ka rezultuar i saktë në informacionet që ka nxjerrë më përpara për Apple-in.
Apple ka rritur gjithmonë RAM-in e pajisjeve nga gjenerata në gjeneratë- 128MB RAM për iPhone 3G, 256MB për iPhone 3GS, 512MB për iPhone 4 dhe 4S, dhe 1GB për iPhone 5, 5c dhe 5s.
iPhone me ekran 5.5 inç do të emërtohet iPhone 6L dhe do të ketë bateri me kapacitet 2915 mAh, ndërsa versioni pak më i vogël do të ketë bateri me kapacitet 1810 mAh. Thuhet gjithashtu se iPhone me ekran 5.5 inç do të ketë një procesor më të fuqishëm A8, krahasuar me versionin tjetër.
Meqë versionet e ndryshme të iPhone-it të ardhshëm do të ndryshojnë nga ana e baterisë dhe procesorit, ka shumë mundësi që të kenë ndryshime edhe në madhësinë e RAM-it. Gjithsesi, këto janë thjesht hamendësime, duhet të presim prezantimin zyrtar të këtij telefoni inteligjent nga Apple për të parë nëse janë të vërteta apo jo. Fatmirësisht nuk duhet të presim shumë gjatë, pasi data 9 shtator po afrohet, dhe të gjitha informacionet e dala që nga fillimi i vitit do të mund të vërtetohen më në fund.

Të fundit