Një vezë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundje të zemrës


E hënë, 13 Gusht 2018

Një studim i bërë në Kinë tregon se ngrënia e një veze në ditë, mund të zvogëlojë rrezikun me problemet kardiovaskulare.

Ata që konsumojnë vezët rregullisht e ulin rrezikun e shfaqjes së problemeve në zemër për rreth 18%, në krahasim me ata që nuk i preferojnë ato.

Kjo përfshinë sulmet në zemër dhe shkallën e vdekshmërisë.

Në përgjithësi ky problem njihet me emrin “sëmundje e zemrës”, që përfshin dështimin e zemrës, aritmitë dhe problemet e valvulave të zemrës, përveç goditjeve dhe sulmeve.

Rritja e presionit të gjakut,pasiviteti fizik, pirja e duhanit, përdorimi i alkoolit, janë disa nga shkaktarët e sëmundjeve kardiovaskulare.

Në këtë studim, kanë marrë pjesë rreth 400.000 pjesëmarrës.

Etiketa:
Të fundit