Njeriu është krijesa e vetme që lind duke qarë, jeton duke u ankuar, dhe vdes i vetmuar.


E diel, 15 Qershor 2025



Hoxhë Halil Avdulli

Njeriu është një krijesë e dobët që vjen në jetë i zhveshur dhe e lë atë po ashtu. Pavarësisht përpjekjeve për pasuri dhe gjëra materiale, ai s’mund t’i marrë me vete. Jeton duke ndjekur diçka që nuk e njeh mirë dhe mendon se do të mposhtë kohën, kur në të vërtetë është krijuar për ta jetuar atë. Vdekja është fundi i pashmangshëm për të gjithë.

Përse atëherë gjithë kjo krenari, urrejtje e padrejtësi? Jeta është e shkurtër dhe e kufizuar, por shpesh e harxhojmë në gjëra të kota, ndërsa koha kalon pa na dhënë mundësi të ndalemi. Çdokush ndjek udhëtimin e tij pa e ditur kur do të vijë stacioni i fundit — dhe atëherë largohemi në heshtje, pa lënë gjurmë.

Hoxhë Halil Avdulli