Njeriu i lirë është ai i stolisuri me njerëzishmëri!!!


E premte, 30 Shtator 2016
Savash VELIU

Savash VELIU

Jam thellësisht i trishtuar dhe tmerrësisht i shqetësuar me gjendjen dramatike në rajon e veçmas në Lindjen e Afërt. Flasë me qetësinë tim të përhershme si publicist, por pa harruar të theksojë se tek kush qëndrojnë përgjegjësitë. Jam i trishtuar për viktimat, dhe i inatosur me terroristët xhahil.

Sulmet në Botën Perëndimore janë vërtetë shqetësuese. Por më tepër më shqetëson ndejtja indiferente e asaj Bote që ka përjetuar minidrama të ngjashme me ato të tragjedisë njerëzore e çfaqur sot në Siri e në veçanti në Halep. Ç’do të mbetet për t’u bërë kur, një ditë do të vdesë njerëzia.? Kë do të fajësojmë atëherë kur i gjithë mundi ynë do të shkoj huq?

Ndejtja indiferente nuk ka një qëllim, frika nuk ka objektiv. Politikanët e dinë se ajo është forca e tyre si terrori, frika, befasia. Këta e shfrytëzojn terrorin aq shumë, saqë e kthejn thuajse në një doktrinë të shenjtë të ekzistimit.

Sot, politikanët lexojnë shkrimet Makiaveliste, I’u falen dhe frymëzohen prej tyre dhe e kultivojnë atë si profesion diplomatik! Dogma si sistem është Mendim i Balsamuar në formë mumje e cila ka punuar sistematikisht mbi ndjenjat e banorëve të saj perëndimor derisa e mbyti atë!

Por më iriton ajo përse OKB, Organizatatë Joqeveritare dhe ato Humanitare në krye me UNICEF apo ato të cilët thirren në “Fe” si ajo Kristiane, Evangjeliste apo Jehovaiste kur e do nevoja kurrë nuk u degjohet zëri i arsyes në opinionin publikë!?

Më intereson kjo lëvizje që Lajmëron Mbretërinë e Jehovaut e që predikon fetarsi fare nuk reagon dhe nuk shqetësohet përreth vetes se çpo ndodh… a thua përse?

Ajo si lëvizje nga vlera ose ndijesia njerëzore është e zbrazur dhe nuk ka ndjenja shpirtërore për të ndjer dhembje apo trishtim, veprimi i tyre ka mbetur vetëm në fjalë pa praktikum. Perëndimi profan hesht ngase tek ajo që moti ka ndëruar jetë ndergjegja dhe morali i të qenurit i njerëzishëm. Njeriun kurrë nuk e vretë fjala por ndërgjegja е tij, nëse e posedon atë!

Vështirësitë janë të llojeve të ndryshme. Sigurisht këtu nuk mund të flasim për çdo lloj, por le t’i shohim më nga afër këtë mbretëri që predikohet sikur “Fe” ose “Religjion” apo “ngushëllues” i vetvetes që ka rrënë në letargji romantike me klientelën e tij duke shpresuar sërish ngushëllimin e Atit që vetëm ngushëllon, e nuk vepron!?.
A ndëgjohen apo shihen diku në veprim publik apo atë ndërkombëtar këta që pretendojnë së janë predikues së fesë kur e do nevoja e veçmas në rastin më të spikatur të tragjedisë njerëzore mbi luftën Siriane e veçanrisht me dramën e refugjatëve dhe fëmijëve, nuk shihen e nuk pipëtojnë askund. Kjo lëvizje provizore dhe shterpe gjithnjë u drejtohet anëtarëve të saj me frazën utopike dhe pezhorative “Zgjohuni”, gjegjësisht këtë thirrje duhet t’ia parashtroj së pari vetvetes!

Tragjedia siriane, e veçanërisht ajo çfarë po ndodh në Halep, ka më së shumti një fytyrë fëminore, në kuptimin më dramatik të fjalës. Rrallë ka ndodhur nën një konflikt botëror që panorama e dhimbshme e asaj çfarë ndodh, të përfaqsohet nga trupa fëmijësh të vdekur, e të gjallë të përgjakur nën ankth, i rrekur t’i japë një shpjegim këtij fenomeni, i cili e bën konfliktin e Sirisë edhe më tragjik se ajo që shihet!

Levizja Jehovaiste e si shumë të tjerë shihet se janë një teatër skenik joshëse që bëjnë qejfin vetes për spektakel i veshur në frak dhe këmish të bardh por pa publik… A thua kjo “fe” si e tillë e ndjen vrasjen e ndërgjegjes së vete në njeriun gjatë missionimit të tij apo nuk merret me diç të tillë !?…

Petiet thotë…”I lirë është ai i cili nuk dëshiron asgjë dhe nuk i frikësohet asgjëje”!

Ne e kuptojmë mirë se e gjithë jeta e njeriut sot është e politizuar dhe se propaganda mediale perëndimore e ka bërë të veten duke shtrembëruar pasqyrën mbi botën islame me etiketime më të skajshme e tejmase e veçmas pas 9/11e cila datë solli mizoritë dhe barbaritë më të mëdhaja brutale në total mbi një komunitet – Muslimanët!

Por a është e vërteta ashtu… Apo edhe kjo lëvizje Jehoviste i përmbahet frazës raciste më herët e thënë nga Winston Churchill kur gjatë luftës së Çanakkalasë u pyet se a jeni në dije se Helmet Kimike janë të ndaluara për përdorim me Konventa Ndërkombëtare ndaj njeriut !?… Po, ashtu është! Por këta nuk janë njerëz, janë musliman !!??

Pyesim ku është apo ku vajti njerzishmëria dhe mëshirshmëria (Mercyfull)… Skena botërore është e plotë me recidiva të tilla, por fatmirësisht në raste të tilla janë disa subjekte që më së shumti po ngrejnë zërin si Angelina Joly dhe Ronalldoja se sa këta të ashtuquajtura “Fe” kristiane apo jehoviste etj…etj!

Në botë mund të ketë tepër urrejtje, tepër vuajtje, tepër mjerim, por kurrë nuk do të ketë tepër dashuri. Dhe vërtet, kjo botë e stërmbushur me urrejtje, vuajte e mjerim, ka nevojë për shumë më shumë dashuri. Fjalët që rrodhën këtu ishin që të ndërgjegjësohemi se një personi të cilit i është bërë padrejtësi nuk harron kurrë. Prandaj të ruajmë veten dhe mos i bëjmë kujt padrejtësi, sepse zullumi është zjarr që nuk shuhet në zemrat e njerëzve, pavarësisht sa vite e dekada kanë kaluar. Padrejtësia që u bëhet të tjerëve nuk shuhet dhe nuk harrohet. Është Zoti ai që përcakton kohën dhe vendin e përshtatshëm kur zullumi ti kthehet zullumqarit, nëse nuk e ka falur personi të cilit i është bërë padrejtësia.” Tolstoi.thotë.. “Njeriu është i lirë vetëm atëherë kur i shërben së vertetës”!

Kurse Hasan Prishtina thotë… “Dhe para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur të jepni mendimin tuaj”!!!

…Shumë prej nesh e shesin shpirtin dhe jetojnë me shpërblimin e marrë, pa e humbur qetësinë perfekte të ndërgjegjes, thotë Logan P. Smith.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Të fundit