Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Njësia antidrogë e Policisë më e rrezikuara, ja sfidat me të cilat përballen

Prizren Post | 20:23 - 29.01.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINE – Një nga njësitet më të rrezikuar të policisë është ajo e Njësisë Antidrogë, ata ballafaqohen me situata të papritura.

Ishte viti 2014 kur me uniformën e Policisë së Kosovës kishte zhvilluar aksionin e fundit në kuadër të njësisë anti-drogë.

E kushtet që iu ofrohen policëve, ndoshta janë arsyeja pse Naim Rudari ka braktisur këtë detyrë.

Rudari ishte toger në drejtorinë për hetime të trafikimit të narkotikëve, prandaj ai e di mirë rrezikun me të cilin policët ballafaqohen, raporton T7.

Në këto njësite policët detyrohen të veprojnë sa më parë, pasi që të dyshuarit mund të largohen nga vendi i ngjarjes.

Nisen për një mision por pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk e dinë se me çka do të ballafaqohen brenda.

Rudari i cili tashmë punon si avokat, thotë se policët vazhdojnë të mos trajtohen mirë nga shteti.

Njëjtë vlerëson edhe njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Sipas tij shteti duhet të ketë një qasje më të përgjegjshme në raport me zgjedhjen e statusit të anëtarëve të Policisë së Kosovës.


Etiketa:

Bëni një koment