Njohja e Kosovës “nuk është i vetmi kusht” për anëtarësimin e Serbisë në BE


E diel, 13 Gusht 2017

Është deklaruar se ka ardhur koha që Serbia të dalë nga rrethi vicioz i integrimit evropian dhe të përkushtohet në rregullimin e shoqërisë.

Lideri i PDS-së, Millosh Jovanoviq, beson se Serbia e ka kryesisht të nevojshme hapjen e debatit mbi Bashkimin Evropian.

“Është e qartë se nënshkrimi i një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për njohjen e Kosovës nuk është i vetmi kusht për anëtarësim në BE, është gjithashtu edhe ndryshimi i politikës ndaj Rusisë”, ka thënë Jovanoviq.

Ai ka theksuar se ka dëgjuar nga Ministrja e Integrimit Evropian, Jadranka Joksimoviq, e cila ka deklaruar se qëllimi strategjik i qeverisë serbe është anëtarësimi në BE.

Ajo tha se debati mbi BE-në në Serbi është dashur të hapet shumë kohë më parë, dhe se i është dhënë hapësirë e gjerë e debatit publik mbi çështjet kyçe të shtetit dhe shoqërisë.

Etiketa: , ,
Të fundit