E diel, 29 Shtator 2013 
Washington, 29 shtator – The New York Times ka raportuar se për gati tre vjet, Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara (NSA) ka përgjuar të dhënat e disa amerikanëve, për të përcaktuar lidhjet e tyre sociale.
Gazeta thotë se përgjimi i ka mundësuar qeverisë të identifikojë lidhje të caktuara midis amerikanëve, lokacionet e tyre në kohë të caktuar dhe informata të tjera personale.
The New York Times ka cituar dokumentet e siguruara nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, transmeton REL.
Gazeta thotë se Agjencia për Siguri Kombëtare ka nisur përgjimin e thirrjeve telefonike dhe emaileve në nëntor të vitit 2010.