Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Nuk janë të sigurta iniciativat që nuk e kanë brenda BE-në

Prizren Post | 23:31 - 14.10.2021

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

SHKUP – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin Ekonomik në Shkup është deklaruar edhe për iniciativën “Open Balkan”, për të cilën ka thënë se nuk kanë diskutuar në këtë samit, por siç theksoi ai beson në Procesin e Berlinit.

Kurti theksoi se nuk u përket grupit të politikanëve që besojnë ne vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit.

Sipas Kurtit iniciativat ku nuk është i përfshirë Bashkimi Evropian nuk janë të sigurta, të qëndrueshme e as të dobishme.

“Nuk e kemi konsideruar këtë temë. Ne besojmë në Procesin e Berlinit dhe në tregun e përbashkët rajonal që është pjesë e Procesit të Berlinit. Mendojmë se iniciativa të cilat nuk e kanë Bashkimin Evropian brenda, nuk mund të jenë të sigurta, të qëndrueshme dhe të dobishme. Prandaj, më shumë e theksojmë nevojën e bashkëpunimit bilateral brenda procesit të Berlinit. Në anën tjetër edhe si orientim politik, edhe si ndjeshmëri kulturore, unë nuk ju përkas atyre politikanëve të cilët besojnë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit”, theksoi kryeministri Kurti para medieve në Shkup.


Etiketa:

Bëni një koment