Nuk ka çare pa shku në burg Lutfi Zharku ose Pal Lekaj


E enjte, 5 Korrik 2018

Prishtinë – Deputeti i Nismas, Milaim Zeka, ka thënë se e posedon kontratën ‘sekrete’ mes Bechtel-Enkas dhe Qeverive të kaluara.

Ai në interpelancën e sotme të kryeministrit Ramush Haradinaj për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka ka thënë se është i bindur se dikush ka faj, por jo kryeministri.

“Jam i bindur 100 % që nuk ka çare pa shku në burg ja Lutfi Zharku ja Pal Lekaj. Nuk ka asnjë lidhje Ramush Haradinaj me këto 53 milionë”.

“Krejt çfarë ka folur Lutfi Zharku sot është për me dërgu Pal Lekaj 20 vjet në burg. Çfarë ka folur kryeministri është me dërgu Lutfi Zharkun në burg”.

“Krejt çfarë kemi folur ne sot është për Prokurorin e Shtetit i cili po u hap aktakuza policëve dhe qytetarëve të shkretë për 10 euro e nuk merret me këto gjëra”.

Zeka ka pasur edhe një kritikë për Vetëvendosjen, pasi kjo interpelancë e kryeministrit është ftuar me kërkesë të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Vetëvendosja është futur në sanduiç, ka ra në ‘penall’. Momentin që e keni parë që LDK-ja bashkë me juve e ka thirrë interpelancën, isha tërheq”.

“Krejt kjo punë ka nisur më 14,7 milionë, sebepi i 53 milionëve është LDK-ja. I kam krejt letrat që kanë këmbyer dhe në këto letra kanë qenë CC edhe PDK-ja, Blerand Stavileci, Avdullah Hoti”.

“Ishalla kemi ndonjë Prokurori në këtë vend. Besoj se vetëm kena me vazhdu me fol pasi jetojmë në një vend ku shoferi e ka rrogën ma të madhe se mjeku specialist”.

Etiketa: , ,
Të fundit