E shtunë, 25 Shkurt 2017
Prishtinë – Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se Kosova ende ka mijëra të pagjetur derisa pushtetarët shkojnë dhe puthen në dialogun e Brukselit.
Sipas tij, këta pushtetar janë kthyer në kërcenin për vendin sepse fatin e Kosovës e kanë lidhur me fatin e tyre.
Në përvjetorin e tretë të themelimit të Nismës për Kosovën, Limaj tha para simpatizantëve se ata ishin nismëtar të bashkimit të opozitës, ishin ata që nuk lëshuan pe dhe se deputetët e Nismës në Kuvend nuk pranuan shantazheve e joshjes duke i qëndruar besnik parimeve të veta.
Fatmir Limaj ka lëshuar akuza në drejtim të Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Kadri Veselit, për të cilët ka thënë se e kanë venë në rrezik Republikën e Kosovës për të shpëtuar veten.
Ka thënë se NISMA s’do të lejojë të bëhet pazare me Shtetin e Kosovës.
Ai ka thënë se Shteti aktualisht është pa udhëheqës.
“Kosova ka mbetur pa Zot, pa drejtues. Luhet me vendin tonë. Shkohet e bisedohet pa asnjë kusht me xhelatin tonë”, ka thënë Limaj.
Etiketa: Kosova