E shtunë, 19 Korrik 2014
RTK
Zgjedhjet e jashtëzakonshme po shfaqen si opsion i mundshëm pas zhvillimeve të fundit lidhur me krijimin e institucioneve të reja – të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.Por gjithçka tani është në dorën e Gjykatës Kushtetuese. Sipas juristëve, ajo çfarë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, dhe procedura se si u zgjodh kryeparlamentari, ka pasur shkelje, dhe se Gjykata Kushtetuese duhet të pezullojë procesin sa i përket ushtrimit të detyrës së kryeparlamentarit dhe tërë kuvendit deri në një vendim.