E martë, 7 Shkurt 2023
ANKARA – Sipas raportit të fundit nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), numri i të vdekurve nga tërmeti dhe pasgoditjet e së hënës që goditën Turqinë është rritur në 3,381 me 20,426 të tjerë të plagosur në 10 provinca.
Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës së ftohtë për të kërkuar të mbijetuar në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi dhe Siri, ndërsa numri i të vdekurve në të dy vendet shkon në më shumë se 4,800.
Autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës dhe pasgoditjet do të vazhdonë të rriten ndërsa shpëtimtarët kërkojnë të mbijetuar mes lëmsheve metalike dhe betonit.
Në Siri, zyrtarët e regjimit dhe të shpëtimit raportuan se të paktën 1,451 njerëz u vranë dhe mbi 2,400 të tjerë u plagosën.
Etiketa: Tërmeti, Turqi