Numri i viktimave në Rripin e Gazës arrin në 72.757


E diel, 17 Maj 2026
Numri i viktimave në Rripin e Gazës arrin në 72.757

3 të vrarë dhe të plagosur nga sulmi izraelit në perëndim të qytetit të Gazës

Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së shtunës, pasi avionët izraelitë bombarduan një automjet në afërsi të Kullës Al-Wahda, në perëndim të qytetit të Gazës.

Sipas burimeve mjekësore, të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalet e zonës.

Burimet po ashtu bëjnë të ditur se numri i viktimave në Rripin e Gazës ka arritur në 72.757 të vrarë dhe 172.645 të plagosur që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023. /mesazhi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit