Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

NYT: Shqipëria, vendi që duhet vizituar në ’14

Prizren Post | 13:40 - 11.01.2014

Shqipëria ofron të gjitha bashkë ato që mund të gjesh në Kroaci, Turqi, Greqi dhe Itali
NYT: Shqipëria, një nga 52 vendet që duhet vizituar gjatë vitit 2014
“Kjo është Evropa kur ishte e freskët dhe e lirë”

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times”, në artikullin kushtuar 52 vendeve që duhen vizituar për vitin 2014, e përfshinë Shqipërinë në katër vendet e para.

Në vendin e katër nga 52 që këshillon NYT është bregdeti i Shqipërisë që konsiderohet si dëshmi e qyteteve në transformim, ku mund të shihen kafshë ekzotike, mund të eksplorohet e shkuara dhe shijohet plazhi para se ato të mbipopullohen nga turmat e turistëve.

Në përshkrimin për Shqipërinë, thuhet se në bregdetin e saj mund të gjendet bukuria e bregdetit të Dalmacisë, me rrënojat e pazbuluara të Turqisë apo Greqisë, ku mblidhet natyra karakteristike e vendeve rurale të Italisë.

Gazeta shkruan se, zhvillimi i shfrenuar pas komunizmit që kërcënonte të kthente gjithçka në beton, por frenohet nga qeveria e re që ka premtuar për ta mbajtur bregdetin autentik. NYT sugjeron se në vendin antik të Butrintit mund të qëndrohet për më pak se 50 dollarë në natë.

“Në fshatrat si Qeparoja, me sytë nga Korfuzi, mund të bësh kajak në tunelet e nëndetëseve të Luftës së Ftohtë, mund të notosh krah kështjellave të braktisura dhe të shikosh baticën gjatë mbrëmjes me peshk të freskët në hotelet e Rivierës. Kjo është Evropa kur ishte e freskët dhe e lirë.”

New York Times, gazetë e themeluar që prej vitit 1851, ka fituar 112 çmime Pulitzer, më shumë se çdo kompani tjetër mediatike. Faqja e saj online është një nga më të vizituarat, ku në që prej vitit janarit të vitit 2011 merr mbi 30 milionë vizita unike duke qenë faqja e 33 më e vizituar në SHBA dhe e 117 në të gjithë botën. Në versionin print, NYT është gazeta e tretë në SHBA pas The wall Street Journal dhe USA Today. Tirazhi i saj ditore është mbi 1.8 milionë ndërsa në të shtunën shkon në 2.3 milionë./shekulli


Etiketa:
Arivisti Company