Obama: Bashkë me Turqinë dhe Jordaninë përpiqemi të zvogëlojmë veprimin e DAESH-it


E premte, 24 Korrik 2015

obamaa

LONDËR – Presidenti amerikan Barak Obama në një intervistë për BBC, theksoi se është e nevojshme që të i kushtohet vëmendje ngjarjeve nga e kaluara në Siri, që të fitojnë betejën kundër organizatës terroriste DAESH, transmeton Anadolu Agency.

“Së bashku me turqit, jordanezët, dhe të tjerët, jo vetëm që përpiqemi që të zvogëlojmë hapësirën në të cilën operon DAESH, në të njëjtën kohë jemi duke punuar në ndërtimin e mjedisit të nevojshëm për të ndaluar luftëtarët e huaj që të kalojnë kufirin për në Siri”, tha Obama.

Ai vuri në dukje se qeveria britanike është një aleat shumë i rëndësishëm i SHBA-ve jo vetëm në luftën kundër DAESH, por edhe për të gjitha çështjet e sigurisë me të cilat ballafaqohen të dy vendet.

“Dua të përgëzoj David Cameron që mbajti shpenzimet e buxhetit të mbrojtjes, sepse ne nuk kemi aleat më të rëndësishëm se Britaninë e Madhe”, tha presidenti amerikan. Ai gjithashtu tha se marrëveshja për programin bërthamor iranian “ka mbyllur rrugët që Teherani të zhvillojë armë bërthamore”.

Në fund ai tha se Bashkimi Evropian (BE), në të cilën do të ishte edhe Britania e Madhe, do të dukej shumë më i sigurt.

“Duam që Britania e Madhe të vazhdojë edhe më tej në zgjerimin e ndikimit në botë. Ne besojmë se vlerat të cilat ndajmë janë të sakta”, tha Obama./AA/

Të fundit