Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Obama, Gyl dhe liderët tjerë botëror urojnë Kosovën për Bajram

Prizren Post | 02:35 - 09.08.2013

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama e  ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga, me rastin e festës së  Bajramit të Madh.

Në urim  ndër të tjera thuhet: “ Gjatë muajit të kaluar, Myslimanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën kanë ndarë në mes vete traditën e Ramazanit me familjet dhe miqtë e tyre, duke marrë forcë  nga feja e tyre dhe duke i ndihmuar ata me më pak fat. Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit ishte një kohë e ripërtëritjes për komunitetin mysliman të vendit tuaj” .

Edhe presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Bajramit të Madh.

Në urim thuhet: “E nderuara Presidente, Motra ime e çmuar,

Përcjell urimet më të sinqerta për Ju me rastin e Fitër Bajramit, duke rishprehur urimet e popullit turk dhe urimet e mia personale për shëndetin dhe lumturinë tuaj, si dhe dëshirat më të thella për mirëqenien e popullit vëlla të Kosovës”.


Bëni një koment