E shtunë, 19 Dhjetor 2015
Washington – Barack Obama, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka kërkuar Rexhep Taip Erdoganit, president i Turqisë, që të ulë tensionet me Irakun, duke vazhduar të tërheqë forcat turke nga veriu i Irakut.
Sipas BBC-së, Obama kishte telefonuar Erdoganin për këtë qëllim dhe lajmi është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë.
Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate thotë se të dy udhëheqësit biseduan edhe për luftën kundër terrorizimit, sidomos kundër terroristëve të Shtetit Islamik në Siri.
Gjithashtu, SHBA-të kanë përsëritur kërkesën që të mbështetet opozita e moderuar siriane, si aleatja e tyre e brendshme në luftën kundër ISIS-it, por edhe kundër presidentit Assad.
Etiketa: Amerika, Barack Obama, iraku, Recep Tayyip Erdoğan, Turqia