E shtunë, 23 Prill 2016
Deklaratat e forta të Presidentit amerikan Barack Obama një ditë më parë në krahë kryeministrit britanik Cameron nga Downing Street, kanë shkaktuar jehonë në shtypin anglez, në radhët e politikës ndërsa janë vlerësuar si kërcënim për britanikët.
Një ditë më parë, Obama kritikoi ashpër fushatën pro daljes nga BE, duke paralajmëruar britanikët për pasojat e daljes së Britanisë së Madhe nga familja europiane. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, ftoi britanikët, mes tyre edhe politikën, që të mendojnë edhe një herë votën e tyre. Në qoftë se Britania vendos pro-brexit, atëherë ajo do të jetë e fundit në radhën e vendeve me të cilat SHBA do të nënshkruajë marrëveshje tregtare.
Lideri opozitar, Nigel Farage tha se deklarata e kërcënimi i Obamës ishte i pavend. Ndëresa konservatori Dominic Raab tha se ky afrim i presidentit amerikan, është një nder që ai po i bën mikut të tij të vjetër britanik.
Gjatë vizitës së tij tre ditore në Britaninë e Madhe, Obama i kërkoi sidomos të rinjve që të refuzojnë cinizmin dhe pesimizmin dhe të jenë të përgjegjshëm se problemet zgjidhen si pjesë e një familje të vetme.
“Duhet të luftosh për progres. Duhet ta shihni të ardhmen në një pikëpamje më optimiste” tha ai.
Por opozitarët e Cameron e shohin ndërhyrjen e Obamës vetëm pak javë përpara referendumit të 23 qershorit, si të pavend dhe ndërhyrje në çështjet e brendshme të një shteti tjetër.
Në Krah të kreut të qeverisë, Obama tha se Shtetet e Bashkuara duan që influence e BE të rritet dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse ajo vazhdon të jetë pjesë e BE.
Gjatë vizitës së tij, Presidenti Obama zhvilloi një takim të gjatë me familjen mbretërore me rastin e përvjetorit të 90 të Mbretëreshës Elizabeta II si dhe vizitoi teatrin Globe me rastin e 400 vjetorit të vdekjes së Shakespeare.
Etiketa: Barack Obama, Bashkimi Europian, Britania e Madhe