E mërkurë, 14 Maj 2014
Washington, 14 maj – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka takuar në Uashington liderin e opozitës siriane, Ahmad Jarba.
Obama i ka thënë Jarbas se presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka humbur të gjithë legjitimitetin për të qeverisur Sirinë.
Ai po ashtu ka lavdëruar rolin e Këshillit Kombëtar Sirian në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike të krizës.
Jarba, nga ana e tij, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për ndihmën jo-vdekjeprurëse dhe humanitare në Siri.
Etiketa: Barack Obama, Opozita Siriane