OBSH: Virusi Ebola po përhapet me shpejtësi


E shtunë, 2 Gusht 2014

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot presidentët e vendeve të Afrikës perëndimore, të cilat janë prekur së fundmi nga virusi Ebola, se epidemia po përhapet më shpejt sesa mendohej, duke bërë thirrje për marrjen e masave.

Drejtoresha e OBSH-së, Margaret Chan, deklaroi se, nëse gjendja vazhdon të keqësohet, pasojat njerëzore dhe social-ekonomike mund të jenë “katastrofike”. Chan ndodhet në Konakri të Ganës, ku sot u takua me presidentët e Guinesë, Sierra Leones, Liberisë dhe Bregut të Fildishtë.

Po ashtu, Chan deklaroi se më shumë se 60 punonjës të shëndetësisë janë infektuar me virusin Ebola.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe udhëheqësit e Afrikës Perëndimore po finalizojnë një plan prej 100 milionë dollarësh për të luftuar përhapjen e Ebolës, e cila ka shkaktuar vdekjen e rreth 730 njerëzve. Shefja e organizatës tha se shpresohet që plani i ri të shënojë “një pikë kthese” në reagimin ndërkombëtar ndaj shpërthimit të Ebolës.

Etiketa: , ,