Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

OKB: Forcat izraelite abuzojnë me fëmijët palestinez

Prizren Post | 19:19 - 20.06.2013

Kombet e Bashkuara kanë akuzuar të enjten policinë dhe ushtrinë e Izraelit për abuzim me fëmijë të Palestinës, përfshirë torturën, izolimin e tyre në çeli, kërcënimet për vdekje dhe dhunë seksuale në burgje.

Komiteti i KB-ve për të drejtat e fëmijëve, në një raport për gjendjen në Izrael ka shfaqur “shqetësimin më të thellë për praktikat e raportuara të torturës dhe keqtrajtimit të fëmijëve palestinezë të arrestuar, të ndjekur penalisht dhe të mbajtur nën arrest nga ushtria dhe policia”.

Si transmeton Rel, ky departament i OKB-së thotë se ushtarët izraelitë kanë arrestuar të rinj palestinez në baza të rregullta gjatë natës, duke ua lidhur duart dhe sytë, ndërsa shpesh këta fëmijë i kanë transferuar në qendra paraburgimi pa njoftuar paraprakisht prindërit e tyre.

Në raportin e vet ky komitet shkruan se fëmijët e arrestuar palestinez ishin sistematikisht subjekt i dhunës fizike dhe verbale, se ata ishin të kërcënuar me vdekje, të rrahur, dhe të abuzuar seksualisht, se kishin qasje të kufizuar në ushqim, ujë dhe tualete.

“Këto krime janë kryer nga momenti i arrestimit, gjatë transferit dhe marrjes në pyetje, për të marrë prej tyre rrëfimin, por edhe në baza arbitrare, siç e kanë dëshmuar disa ushtarakë të Izraelit gjatë paraburgimit (të fëmijëve)”, ka raportuar ky komitet.


Arivisti Company