Opozita duhet t’i kthehet demokracisë institucionale


E enjte, 11 Shkurt 2016
Hashim Thaçi - Ministër i  Punëve të Jashtme të Kosovës

Hashim Thaçi – Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës

Vjenë – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për revistën prestigjioze të përjavshme austriake “Profil”, ka folur për pritshmërinë që shteti më i ri ka ndaj Bashkimit Evropian, për liberalizimin e vizave dhe krizën politike.


Duke folur për integrimin në Bashkimin Evropian, Thaçi ka thënë se në Kosovë ka një konsensus të plotë, që duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Hapi i radhës është liberalizimi i vizave për kosovarët, që duhet të ndodh deri në fund të këtij viti. Po ashtu ne synojmë të bëhemi pjesë e Këshillit të Evropës dhe Interpolit”, ka thënë Thaçi për revistën austriake.

Ai ka folur edhe për transformimin e FSK-së dhe aspiratat e Kosovës për t’u bërë një ditë anëtare e NATO-s.

Thaçi ka folur edhe për izolimin e Kosovës, që sipas tij është vendi më i izoluar në Evropë.

“Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë përparime të shumta. Jemi njohur nga më shumë se gjysma e anëtarëve të OKB-së, nga më shumë se dy e treta e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s. Kosova vuan edhe më tutje nga plagët dhe diskriminimi, si pasojë e luftës dhe gjenocidit”, ka shtuar ai.

Thaçi ka folur edhe për ngjarjet e fundit politike në Kosovës, ku tash e disa muaj opozita është duke protestuar, fillimisht kundër dy marrëveshjeve, më pas edhe për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas tij, është shumë me rëndësi që të gjitha partitë të respektojnë ligjet e Kosovës dhe procedurat normale demokratike. /KosovaPress/

Të fundit