Opozita gjuan me vezë Mustafën në seancën e Kuvendit


E martë, 22 Shtator 2015

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka filluar të raportojë lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel por nuk u lejua nga opozita.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me raportimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel. Ai ka filluar të raportojë por nuk u lejua nga opozita, duke gjuajtur me vezë.

Kryeministri Mustafa duke dhënë arsyen që nuk ka raportuar në seancën e kaluar, duke thënë se ka dashur që të jenë prezent edhe ata që kanë qenë pjesë e këtyre marrëveshjeve.

Mustafa tha se kjo pako është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Etiketa: , ,