Ora kthehet 60 minuta pas


E shtunë, 26 Tetor 2013

Kur të zgjoheni mëngjesin e së dielës, puna e parë që duhet të bëni është të ktheni akrepat e orës një orë pas. Kjo pasi në mesnatën e 26 tetorit, akrepat e orës do të shkojnë një orë prapa. Ekzaktësisht ndryshimi i orës do të ndodhë në orën 03:00.

Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në të dielën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin maksimal të energjisë diellore.

Zhvendosja me 60 minuta para ose pas e akrepave në Europë ka nisur prej vitit 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosen të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ideja për ndryshimin e orës është hedhur nga ndërtuesi britanik, William willett në fund të shekullit 20. Ai ishte i frustruar nga shpërdorimi i dritës së diellit në mëngjes gjatë verës. Për këtë arsye nisi një fushatë për të çuar përpara orën 20 minuta çdo javë të prillit dhe ta kthenin por me 20 minuta çdo javë të Shtatorit. Ai vdiq në vitin 1915, para se ideja e tij të merrej seriozisht.

Gjermani u vë vendi i parë që mori një hap të tillë për të “kursyer energji”. Vende të ndryshme e ndryshojnë në data të ndryshme orën. Ndërsa shumë vende të Afrikës, Azisë (përfshirë dhe Kinën) nuk e ndryshojnë asnjëherë orën. Kurse SHBA-të e ndryshojnë një javë pas Evropës.

Etiketa:
Të fundit