E enjte, 10 Dhjetor 2015
Budapest – Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Hungari, u prit në Budapest edhe nga kryeministri Viktor Orbán dhe kryeparlamentari László Kövér.
Në takimin bilateral me kryeministrin hungarez, zëvendëskryeministri Thaçi tha se viti 2015 ishte vit evropian për Kosovën, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave.
Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, thuhet se Thaçi ka falënderuar kryeministrin Orbán për përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë për Kosovën dhe ka theksuar se marrëveshja ndërshtetërore për bashkëpunim ekonomik, e nënshkruar dje me ministrin e Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, do t’i kontribuojë zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në sektorin e ekonomisë.
Etiketa: Hashim Thaçi, Hungaria, Kosova, Viktor Orbán