15°C
Prizren

Organizata terroriste FETO dhe kumbarët e saj në Shqipëri

Prizren Post | 20:11 - 20.01.2018

Autor: Ayhan DEMIR

Nga mesazhet e dërguar kuptojmë se shkrimet tona ndiqen së afërmi në Ballkan, kryesisht në Shqipëri. Në veçanti shkrimet tona në lidhje me organizatën FETO*…

Ashtu siç kemi marrë mjaft mesazhe suporti, herë pas here jemi hasur edhe me fyerje e ofendime. Njëri prej mesazheve të fundit që erdhi ishte pikërisht kështu: “More i mjerë… sa e sa veta po vdesin në Turqi… fëmijë e gra… ende nuk u nginjët? As i pandershmi, dyfytyrëshi dhe mohuesi nuk vepron ashtu si ju…”
Sa me vend është fjala e Mevlanës: “Fjala e njeriut është lajmëtare e asaj ç’ka fshihet në zemër.”
Të mos lëmë pa shtuar edhe këtë fjali: “Njësia matëse më e rëndësishme e etikës de moralit është që të tjerët të mos ndiehen të shqetësuar nga ti.”

Ky mesazh i ardhur nga një shqiptar adoleshent dhe që ka kryer studimet e medresesë, shpreh qartësisht se në ç’botë të rreme jetojnë ata që janë kapluar nga talismani i FETO-s. Kur e lexova për herë të parë këtë mesazh që përmban ofendime të rënda të them të drejtën u nervozova pak. Më pas mendova se edhe ne kemi gabime. Nëse propaganda e errët e organizatës terroriste që u bë shkak për rënien dëshmorë të 250 personave, po ashtu edhe të dy mijë veteranëve, kjo do të thotë se duhet të punojmë më intensivisht.

Atëherë të kthehemi tek rrugëtimi ynë. Të nisemi nga aty ku mbetëm.
Treguam në formë të detajuar veprimtaritë organizative të FETO-s në periudhën e ish-kryetarit Selim Muça nën kupolën e Komuniteti Mysliman të Shqipërisë. Le të tregojmë edhe pak se cilat ishin burimet e forcës së Selim Muçës, i cili formoi bazën themelore për këtë organizim.

Njëri prej djemve të kryetarit të KMSH-së të asokohe Selim Muça është nëpunës në Ministrinë e Jashtme, djali tjetër i tij në Ministrinë e Brendshme, ndërsa vajza e tij në Prokurorinë e Përgjithshme të Tiranës.
Kështu Selim Muça ndihmoi FETO-n me forcën që merrte nga postet e fëmijëve të tij në strukturën e shtetit shqiptar. Njëkohësisht me mbështetjen që mori nga këta tre persona i dha fund kohëzgjatjes së detyrës së ish-sekretarit të përgjithshëm të KMSH-së Betim Truçit dhe ekipit të tij.

Pa dyshim kur e themi këtë nuk themi se Truçi, i cili momentalisht punon në Universitetin Uludağ në Turqi, është larg prej të gjitha këtyre. Përkundrazi theksojmë se konflikti mes Muçës dhe Truçit është ‘një konflikt i brendshëm i FETO-s’ dhe se duhet të fokusohemi me kujdes mbi këtë ‘kuti të errët’.
Ashtu siç thotë edhe Marquez, “Duhet të kesh frikë nga ata që s’kanë ç’të humbasin. Sepse ata bëjnë çdo gjë për të fituar.”

Gjithsesi, mos të shpërqendrohemi.
Djali i Selim Muçës, i cili është me post të lartë tek Ministria e Jashtme është Ermal Muça, i cili momentalisht ushtron detyrën e Ambasadorit të Shqipërisë në Kanada. Ermal Muça, i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike pranë Universitetit të Stambollit, qëndroi në shtëpitë e FETO-s dhe mori ‘bursë’ nga ata.
Ermal Muça, i cili e vijoi kontaktin me FETO-n edhe pasi u maturua, nisi detyrën në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. Ma pas me mbështetjen e organizatës si Kryekancelari i Ambasadës së Shqipërisë në Ankara. E vijoi këtë detyrë gjatë viteve 2005-2009.

Detyra e mëpasme e Ermal Muçës, i cili pati një suport të plotë nga FETO, ishte Konsullata e Shqipërisë në Stamboll.
Kryekonsulli i Shqipërisë në Stamboll asokohe Ermal Muça gjatë atyre viteve pati takime të shpeshta me drejtuesit e nivelit të lartë të organizatës. Njëkohësisht ishte njëri prej emrave ‘më të suksesshëm’ që mblidhte ‘himmet’ në emër të organizatës. Madje mbledhjet e rëndësishme organizoheshin në ambientet e konsullatës.

Ermal Muça ka dy suportues të rëndësishëm brenda Qeverisë së Shqipërisë: Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Miku i afërt i tij Ahmetaj vinte shpesh herë në Stamboll në kohën kur ishte në opozitë dhe mikpritej nga Ermal Muça. Njëkohësisht edhe Bushati është një ndër miqtë e afërt të Ermal Muçës. Pasi Ermal Muça kishte ndërmarrë detyrën e ndërmjetësimit mes këtyre dy politikanëve dhe Mustafa Özcan, si një ndër emrat kyç të organizatës FETO.

Balzac thotë kështu: “Miqësitë e sinqerta ndërtohen pa hesape.” Ndërsa FETO nuk jep kurrë nëse nuk merr dhe për më tepër nuk jep asnjëherë më shumë se sa ka marë.
Ermal Muça shpërblimin e fundit të miqësisë së afërt me FETO e mori në vitin 2016 kur u emërua si Ambasadori i Shqipërisë në Kanada.

Ende njihet si një ndër suportuesit më të mëdhenj të FETO-s në këtë shtet.
Meqë u hap fjala, të hedhim një footnot të vogël në lidhje me Bushatin dhe Ahmetaj. Thuhet se bashkëshortja e Ditmir Bushatit, Aida (Gugu) Bushati ka marrë ‘lëmoshë’ në sasi të lartë nga FETO mbi Lëvizjen Europiane në Shqipëri, Lëvizje kjo e mbështetur nga ana e saj. Po ashtu dihet se Ahmetaj nuk lë t’u thuash fjalë vartësve të Sorosit.

Ndërsa djali tjetër i Selim Muçës është Arjan Muça, i cili u ngarkua me detyrën e Shefit të Zyrës së Luftës ndaj Krimit pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë në periudhën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nga ana tjetër Arjan dhe Alma Muça kanë shprehur dhe vazhdojnë të shprehin mjaft përpjekje në mënyrë që të mos deshifrohen militantët e FETO-s në Shqipëri. Kështu ata të cilët bëhen pengesë në ushtrimin e veprimtarive të FETO-s në Shqipëri i etiketojnë si ‘mbështetës të DEASH-it’ ose i hedhin në grackën e gjykuesit me një etiketim tjetër.

Në formë të përmbledhur po mundohem të them këtë: FETO, pikërisht ashtu si në Turqi, ka arritur në njëfarë mënyrë të infiltrohet në mjaft mekanizma vendimmarrëse të Shqipërisë. Prandaj edhe nevojitet që Shqipëria të shpëtojë nga këta ‘parazitë’ (buburreca) në mënyrë që të mbledhë veten.

*FETO: Shkurtim i Organizatës Terroriste Fethullah / Struktura e ‘Shtetit Paralel’, shën.përkth.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company