E enjte, 3 Mars 2016
Prishtine – Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, njoftojnë opinionin se nuk janë pjesë e Këshillit Organizues për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e organizon Qeveria e Kosovës.
Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, njoftojnë opinionin se nuk janë pjesë e Këshillit Organizues për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e organizon Qeveria e Republikes së Kosovës, për shkak të papërgjegjësisë dhe vonesave rreth organizimit.
Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, si çdo herë do të bëjnë organizimet në nderim të Epopesë së UÇK-së, në Prekaz dhe nëpër Komunat e Kosovës, duke përfshirë homazhet me datën 6 mars prej orës 10:00, me datën 7 mars në natën e zjarreve prej orës 18:00, si dhe me aktivitete të tjera., thuhet në njoftimin e organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së.
Etiketa: Epopeja e UÇK-së, Kosovë