E enjte, 23 Korrik 2015 
Përfaqësuesja për Lirinë e Mediave nga OSBE, Dunja Mijatoviq ka bërë thirrje për hetim “transparent” për sulmin ndaj një gazetari në Maqedoni.
OSBE thotë Mijatoviq i ka shkruar një letër ministrit të Jashtëm Nikola Poposki , duke i thënë se sulmi ndaj reporeres Cornelia Krebs “është plotësisht i papranueshëm, pasi përbën kërcënim ndaj medias së lirë”.
“Nuk mund të mos ndëshkohen sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve”, ka shtuar ajo.
OSBE thotë se Krebs, e cila ishte duke raportuar lidhur me çështjen e migracionit për shërbimin publik ausrian ORF, ishte sulm fizik nga një zyrtarë lokalë policor në kufirin me Greqinë.
Sulmi ka ndodhur më 28 qershor.
Organizata thotë se zyrtari i rendit gjithashtu ka tentuar që t’ia konfiskojë kamerën dhe pajisjet e tjera gazetares.