Osmani dhe Guerot diskutojnë për bllokadën në Kuvend


E hënë, 7 Korrik 2025



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin sipas Presidencës kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Temë diskutimi mes Osmanit dhe Guerot bëhet e ditur se kanë qenë edhe takimet konsultative që ka zhvilluar ajo me subjektet politike në funksion të zbatimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ajo ritheksoi se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.

Në takim po ashtu thuhet se është diskutuar edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës ‘përfshirë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së Francës në rrugën euroatlantike të Kosovës’







Etiketa:
Të fundit