E enjte, 5 Tetor 2023
GRANADA – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit që ka pasur me homologun e saj francez, Emmanuel Macron në Granada të Spanjës, kanë folur mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.
Presidentja Osmani bëri të ditur se me presidentin Macronin folën edhe për angazhimin e përbashkët për paqen dhe stabilitetin në rajonin e ballkanit perëndimor.
“Theksova rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë”, tha Osmani.
Etiketa: Emmanuel Macron, Franca, Kosova, Serbia, Vjosa Osmani