Osmani: Partneriteti me ShBA-në shtyllë e fortë në forcimin e institucioneve demokratike


E martë, 10 Qershor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë shtyllë e fortë për Kosovën në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Ajo kështu është shprehur gjatë pritjes që u ka bërë të hënën përfaqësueseve të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilës siç thuhet në komunikatë i falënderoi për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Presidentja Osmani theksoi se aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e vendit dhe se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike”, ka thënë Osmani./

Etiketa:
Të fundit