OVL e UÇK-së: U dënuan komandantët pa asnjë provë


E martë, 15 Nëntor 2016

uck

Prishtinë – Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një reagimi ka thënë se drejtësia ndërkombëtare, përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas OVL-UÇK-së, edhe Gjykata e Apelit, e dëshmoi këtë me vendimin katastrofal që mori sot në rastin Drenica I dhe II.

“Sepse të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës, i shpallë fajtorë duke i dënuar pa asnjë provë, vetëm me deklaratën e një dëshmitari të mbrojtur, të vërtetuar në gjykatë se ka probleme mendore”, thuhet në reagim.

OVL e UÇK-së i ka bërë thirrje bartësve të institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës, që të merren me fajtorët e vërtetë, ata që terrorizuan popullin shqiptar me dekada dhe që kryen masakrat më të tmerrshme në fundshekullin e 20-të, deri në shkallën e gjenocidit.

Të fundit