OVL-UÇK në Istog i shpreh mirënjohje dhe falënderime presidentes Osmani


E hënë, 23 Qershor 2025



Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Istog i ka shprehur mirënjohje dhe falënderime presidentes Osmani për organizimin nën patronatin e saj të rivarrimit të dëshmorëve në këtë komunë.

OVL-UÇK vlerëson se presidentja Osmani dhe kryetari Ferati me madhështi bënë homazhe me buqeta lulesh tek flamuri masiv i UÇK-së.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Istog, shpreh mirënjohjen më të thellë për Presidencën e Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e denjë në organizimin e rivarrimit të dëshmorëve dhe përurimit të Memorialit të Dëshmorëve në Vrellë – të gjitha nën patronatin e Shkëlqesisë së saj, Dr. Vjosa Osmani Sadriu.
Përkushtimi i Presidentes për nderimin e dëshmorëve të kombit është dëshmi e vlerësimit dhe respektit institucional për dëshmorët e UÇK-së.
Me madhështi Presidentja së bashku me Kryetarin e Komunës bëri homazhe me buqeta lulesh tek obelisku tek flamuri masiv i UÇK-së, dëshmorët e të cilit subjekt po nderonte.
E frymëzuar nga një numër i madh flamujsh të ngritur në amfiteater, pjesa dërrmuese e fjalimit të Presidentes ishte dedikuar Ushtarëve Çlirimtarë të Kosovës, duke i quajtur edhe si “Titanë të Lirisë”.

Proces i mbarëvajtur me nderimet më të larta shtetërore, me një protokoll të formuar tashmë si shtet sovran dhe i pavarur.
Organizime të tilla kanë ndjeshmëri dhe ligj.

Falenderim Kryetarit të Komunës dhe Këshillit Kordinues per Organizim, të cilët në bashkëpunim të vazhdueshëm me Presidencën e Republikës së Kosovës, nderuan dëshmorët, UÇK-në dhe familjet e dëshmorëve me një organizim madhështorë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit” thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së, dega në Istog.







Etiketa:
Të fundit