E hënë, 10 Gusht 2015
Edhe kryetari i Mitrovicë së Jugut, Agim Bahtiri, tashmë e pranon se pa themelimin e Asociacionit, nuk largohet barrikada mbi Ibër.
Largimi i barrikadës së quajtur “Parku i paqes”, mbi lumin Ibër, i cili ndan jugun dhe veriun e Mitrovicës, është i varur ekskluzivisht nga themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, bëjnë të ditur zyrtarë serbë.
Edhe kryetari i Mitrovicë së Jugut, Agim Bahtiri, tashmë e pranon se pa themelimin e Asociacionit, nuk largohet barrikada mbi Ibër.
Megjithatë, Bahtiri pati deklaruar se më së largu në qershor 2015, do të largohet barrikada e vendosur nga serbët, madje ishte shprehur se “vetë ai do të dalë aty për ta larguar”.
Tashmë Bahtiri thotë se kjo çështje është bllokuar, për shkak se palët Prishtinë – Beograd, ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjen, e cila përfshin katër temat në një pako. /Zëri/
Etiketa: Mitrovicë, Parku i Paqes, Serbët