Pacolli: Unë jam shqiptari më i pasur


E premte, 6 Maj 2016

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka folur për pasurinë e tij dhe numrin e fansave të tij në rrjetet sociale.
Ai ka folur edhe për politikanët e tjerë të cilët janë aktiv në “Facebook”.

“Me pyeten në RTK se a jam shqiptari më i pasur? Po jam. Jam sepse ju kam ju! Të dashur miq, sapo kaluam shifren magjike 400,000 në Facebook. Ju jeni miqtë e mi, me të cilët komunikoj çdo ditë, me të cilët qajmë hallet e njejta, me të cilët edhe debatoj. Nuk është e rastesishme që nga politikanet në Kosovë të jam i pari në Facebook. Ju e keni kuptuar mirë kush janë ata, dhe sa e duan Kosovën. Miqtë e mi, nga zemra ju falenderoj për përkrahjen, pëlqimet dhe komentet tuaja”, ka shkruar ai.

Etiketa:
Të fundit