Palestina akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit


E diel, 17 Gusht 2014

Palestinezët kanë akuzuar izraelitët për një shkelje të armëpushimit të tyre 5-ditor në Rripin e Gazës prej mesnatës mes të enjtes dhe të premtes.

Ministria e Brendshme në territorin e administruar nga Lëvizja militante Hamas tha se forcat ushtrake hebreje kanë qëlluar nga ana e tyre të kufirit në drejtim të Gazës, po pa shkaktuar viktima.

Tel Avivi e mohoi kategorikisht këtë incident, që vë gjithsesi në dyshim vijimësinë e armëpushimit deri të hënën.

Bisedimet indirekte në Kajro mes delegacioneve të të dy vendeve është njoftuar se do të rinisin të dielën, në kërkim të paqes afat-gjatë.

Qëllimi i Izraelit është të marrë të gjitha garancitë për çështjet e sigurisë. Por qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu është në presion të fortë nga opinion publik vendas. Sidomos, pas një demonstrate me pjesëmarrjen e mbi 10 pijë personave në kryeqytet.

Ata kërkuan që operacioni ushtrak në Gaza të vazhdojë deri në shkatërrimin e plotë të organizatës terroriste Hamas, ndërsa pak detaje ka për ecurinë e bisedimeve në Kajro.

Nga ana tjetër, në orët e fundit holandezi 91-vjeçar Henk Zanoli po bëhet gjithnjë e më i njohur aktualisht në mediat botërore. Ai është nderuar në 2011 nga Izraeli me medaljen e mirënjohjes Të ndershmit mes Kombeve”, për shpëtimin e një fëmije hebreje gjatë luftës së dytë botërore.

I moshuari vendosi ta dorëzojë medaljen dhe i publikoi arsyet e veprimit në një gazetë në Tel Aviv. Holandezi deklaroi se nuk mund ta mbante më këtë medalje, pasi një mbesë e tij ishte e martuar me një ekonomist palestinez, disa të afërm të të cilit mbetën viktimë e një sulmi nga ajri më 20 korrik mbi Rripin e Gazës. Një avokat në profesion, ai madje i konsideroi veprimet izraelite si “krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.

Të fundit