E hënë, 17 Gusht 2015
Në vazhdën e videove të publikuara nga koha e luftës në Kosovë, po u sjellim edhe një video tjetër nga AP, kësaj radhe ajo e vrasjes së dy snajperëve serbë. Ngjarja ka ndodhur në Prizren, në qershor të vitit 1999.
Së pari, snajperët serbë kishin hapur zjarr tek trupat paqeruajtëse gjermane të KFOR-it.
Gjermanët e kanë kthyer zjarrin, duke i vrarë 2 persona.
Përderisa atyre u është zënë pritë, ata kanë sulmuar një veturë, ku kanë lënë të vdekur shoferin, kurse tjetri ishte i plagosur keq, duke lëshuar bërtima të forta pak para vdekjes së tij.
Për më shumë, ndiqni videon më poshtë.
Etiketa: NATO, Prizren