Para rekomandimit për liberalizimin, Mustafa takon Zhbogarin


E mërkurë, 4 Maj 2016

Kryeministri Isa Mustafa, sot do të takohet me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Në njoftimin për media thuhet se takimi do të nis në ora 13:30 duke mos thënë detaje tjera.

Ndërsa në ora 15:00, Komisionari për Migrim Dimitris Avramapolous dhe ministri Hyseni do të mbajnë konferencë për media në lidhje me vendimin e Komisionit Evropian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Në orën 15:00 do të ketë një konferencë për shtyp në mes të komisionarit Dimitirs Avramapolous dhe Ministrit të brendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Të fundit